Pyetje të shkurtra
Sa kohë zgjat inventari?
Në varësi të madhësisë së dyqanit ne përcaktojmë numrin e duhur të punonjësve për të kryer inventarin brenda kohës së parashikuar në marrëveshje që mund të jetë nga 3 deri në 6 orë
Sa kushton inventari?
Ne ofrojmë mundësi fleksibël për klientin duke ofruar çmime shumë konkurruese në varësi të nevojave. Për më shumë kontaktoni në emailin tonë ose në numrat e telefonit
Çfarë saktësie ofroni?
Motoja jonë është "Precizoni". Ne ofrojmë një saktësi më të larte se 99%, kjo fale stafit tone të strukturuar dhe të trajnuar posaçërisht për ketë detyre
Çfarë teknologjie përdorni?
Ne kemi krijuar programet dhe makinerinë tonë të disenjuar për të garantuar shpejtësi, precizion dhe besueshmëri. Makineria "custom" e krijuar prej nesh përdor fjalën e fundit të teknologjisë. Programet dhe makineria janë të patentuara.
Çfarë raporte gjeneroni?
Ne ofrojmë raporte nga më të ndryshmet sipas kërkesës se klientit. Raportet mund të jenë në formate të ndryshme prsh. excel, cvs, pdf, txt ose letër e printuar
A ka mundësi për inventar fiskal?
Në bazë të anagrafikës që klienti disponon ne mund t'ju garantojmë një inventar fiskal, duke gjeneruar raporte të ndryshme për vlerën e stokut